image Sulmohet me vezë zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti

Kosovë

Siguri/ Sulmohet me vezë zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar me vezë afër objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në një video të publikuar shihet se si Hoti është sulmuar me vezë nga persona të panjohur.

Arsyeja e sulmit dyshohet se ka të bëj me paralajmërimin për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

“Taksën s’bën me hjek. Taksën s’bën me hjekë”, dëgjohet të thotë personi, që dyshohet se ka hedhur vezët në drejtim të Hotit.