Një zyrtar policor është sulmuar me thikë nga një person në fshatin Samadraxhë të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.
Zyrtari policor kishte shkuar rreth orës 10:50 me patrullën policore në shtëpinë e të dyshuarit, pasi që kishin marrë një informacion për një rast të dhunës në familje.
“Intervenimi i policisë ishte i menjëhershëm, mirëpo në momentin që kanë arritur në shtëpinë ku zhvillohej dhuna në familje, i dyshimti nuk e ka respektuar urdhrin dhe ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të prehtë thikë, që për pasojë njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime ne regjionin e kokës”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Polici të cilit i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Prizrenit.
Mjeku kujdestar ka konstatuar se polici është jashtë rrezikut për jetë nga plaga e shkaktuar me thikë, njofton Policia.
I dyshuari me inicialet B.K., i lindur në vitin 1981 është arrestuar nga Policia.
Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi që dyshohet se edhe më herët e ka kryer edhe një rast tjetër të lëndimit të personit zyrtar.
Ne lidhje me rastin është informuar prokuroi kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë./GazetaSinjali/