image Sulmohet fizikisht shoferi i taxi ‘Dallas’ në Prishtinë, arrestohet personi i dyshuar

Siguri

Sulmohet fizikisht shoferi i taxi ‘Dallas’ në Prishtinë, arrestohet personi i dyshuar

news image

Shoferët e kompanive të taksive në vendin tonë, shpeshherë gjatë orarit të punës përballen me persona të cilët mund të kenë sjellje agresive e gjuhë të papërshtatshme ndaj tyre. Por ka raste kur dhuna verbale, shndërrohet në atë fizike, duke rrezikuar kështu sigurinë e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një shofer të taksi ‘Dallas’.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në zyrën e bazës së ‘Dallas-it’, ku viktima ishte duke qëndruar e që më pas atje ka shkuar edhe i dyshuari.

49-vjeçari fillimisht ka fyer e ofenduar viktimën, e më pas të njëjtin dyshohet se e ka sulmuar me një mjet, duke i shkaktuar lëndime trupore.

51-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/