image Sulmohet fizikisht një infermier në Dragash, reagon FSShK-ja

Shëndetësi

Sulmohet fizikisht një infermier në Dragash, reagon FSShK-ja

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, ka reaguar për sulmin ndaj infermierit në urgjencën e QKMF-së në Dragash, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se infermieri i urgjencës në QKMF të Dragashit është sulmuar verbalisht me fjalë fyese dhe ofenduese nga ana e një pacienti i cili ka shkuar për të marrë shërbim shëndetësor.

Tutje në njoftim tregohet sekjo gjë nuk ka përfunduar me kaq me ç ‘rast pacienti së bashku me djalin e tij i kanë dal në pritë në rrugë dhe e kanë sulmuar fizikisht  infermierin në fjalë të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Mirëpo kjo gjë nuk ka përfunduar me kaq me ç’rast pacienti së bashku me djalin e tij i kan dal në pritë ne rrugë dhe e kanë sulmuar fizikisht  infermierin në fjalë të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Me këtë rast infermieri N.H është dërguar me urgjenc në Spitalin e Prizrenit ku ka marrë ndihmën mjekësore pasi që i njëjti siç edhe ka deklarur në polici ka pësuar lendime ne kokë dhe në gjunjë”, thuhet në reagim.

Gjithashtu bëhet e ditur se si shenjë reagimi nga ana e punonjësve shëndetësorë në QKMF-së së Dragashit është mbajtur një protestë e cila ka zgjatur nga ora 9:00 deri në ora 10:00.

Sulmin e ka dënuar edhe Zyra Regjionale në Prizren ka reaguar duke shprehur shqetësimin lidhur me sulmin fizik ndaj infermierit të urgjencës në QKMF të Dragashit. Veprime të tilla ndaj punëtorëve shëndetësor janë dënueshme, të patolerusheme dhe kërkohet nga organet relevante kompetente që të merren me rastin në fjalë duke i vendos para drejtësisë sulmuesit dhe njëherit punëtorëve shëndetësor t’iu ofrohet siguri më e madhe në vendin e punës”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Sinjali/