image Sulmohet fizikisht nga tre persona në Mitrovicë, dërgohet në spital pas lëndimeve të rënda

Siguri

Sulmohet fizikisht nga tre persona në Mitrovicë, dërgohet në spital pas lëndimeve të rënda

news image

Një person është sulmuar fizikisht pasditen e së premtes në sheshin “Skënderbeu” në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, tre të dyshuar që janë ende të panjohur, kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal, teksa lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit./Gazeta Sinjali/