Ekipi i Klan Kosovës është sulmuar gjatë raportimit për rastin tragjik në Ferizaj, ku dyshohet se një nënë ka privuar nga jeta foshnjën e saj të porsalindur.
Ngjarja ka ndodhur në Prelez të Muhaxherëve, ku një person ka dalë nga vetura me një shufër metalike dhe ka sulmuar kameramanin Arben Restelica, duke dëmtuar kamerën.
Sipas raportimit, sulmi ndodhi në momentin kur ekipi po përgatitej për transmetim direkt nga vendi i ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!