Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur nga disa persona sot në një lokal të Prishtinës.
Ende nuk dihen rrethanat se pse ka ndodhur një sulm i tillë, por dihet se Ahmeti ishte sulmuar dhe kërcënuar me vrasje nga pesë persona.
“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. E ftova policinë dhe prokurorinë, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar rreth rastit./Gazeta Sinjali/