image Sulmohen dy zyrtarë policorë në Gjakovë, bëhen për spital

Sinjalizime

Sulmohen dy zyrtarë policorë në Gjakovë, bëhen për spital

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë sulmuar dy zyrtarë policorë, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, përballë restorantit “Oita” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se si pasojë e lëndimeve të marra dy zyrtarët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se njëri nga zyrtarët është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar thyerje në kokë.

Graishta tha se deri te sulmi erdhi derisa zyrtarët policorë kanë qenë duke shqiptuar gjobë për kundërvajtje ndaj një personi.

Ai njoftoi se policia ka hapur rast për këtë ngjarje.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/