Ajo çka ka ndodhur sot në mbrëmje në Bruksel i ka shokuar të gjithë. Një person terrorist ka hapur zjarr mes disa personave të pafajshëm të cilët ishin me kombësi suedeze të cilët kishin ardhur në Belgjikë për të parë ndeshjen e Suedisë, dhe i ka lënë deri më tani dy të vdekur e disa të plagosur sipas raportimeve të mediave vendase.
Në përfundimt të pjesës së parë të ndeshjes Belgjikë-Suedi, lojtarët suedezë mësuan ngjarjen makabre dhe menjëherë kërkuan ndërprerjen e sfidës. Më pas, tifozëve të pranishëm në stadium iu komunikua që të qëndronin brenda për arsye sigurie.
Pamjet e mëposhtme tregojnë dhimbjen e madhe që po kalojnë suedezët nga ky akt terrorist që preku bashkëkombasit e tyre.