image Sulmi seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi, gjykata ia vazhdon paraburgimin të dyshuarit

Drejtësi

Sulmi seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi, gjykata ia vazhdon paraburgimin të dyshuarit

news image

Gjykata Themelore në Pejë ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin të dyshuarit Flori Beqiraj, i cili ishte arrestuar për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Alpinistja Nikqi e kishte denoncuar vetë sulmin seksual ndaj saj, teksa pamjet i kishte shpërndarë edhe në Facebook.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”, kishte njoftuar alpinistja.

Alpinistja kishte deklaruar se sulmuesi ka lënë një vragë në jetën e saj.

/GazetaSinjali/