image Sulmi rus dëmtoi edhe ambasadën e Malit të Zi në Ukrainë

Rajon

Sulmi rus dëmtoi edhe ambasadën e Malit të Zi në Ukrainë

news image

Zyrtarët ukrainas thonë se sulmi rus me raketa në Kiev, ka dëmtuar edhe ambasadën e Malit të Zi.

Më herët u raportua se të njëjtin fat pati edhe ajo e Shqipërisë, dhe e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se sulmi i Rusisë në kryeqytet kishte prekur gjithashtu edhe ambasadën e Palestinës, Argjentinës dhe Portugalisë, raporton BBC.

Pas kësaj ngjarjeje Rusia tha se gjashtë persona janë vrarë, përfshirë një fëmijë, në një sulm ukrainas në rajonin e Kurskut.

Guvernatori në detyrë i rajonit të Kurskut, Alexander Khinshtein tha se përveç të vrarëve, disa u dërguan në spital pas sulmit në qytetin e Rylsk.

/GazetaSinjali/