image Sulmi në Ujman, Kurti: Bandat kriminale janë barrikaduar kundër policisë tonë

Siguri

Sulmi në Ujman, Kurti: Bandat kriminale janë barrikaduar kundër policisë tonë

news image

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Policisë së Kosovës sot në liqenin e Ujmanit.

Në një postim në Twitter, Kurti u shpreh se kjo është hera e dytë brenda një jave që Policia po sulmohet nga bandat kriminale në Veri.

“Rreth 10 të shtëna pati në drejtim të Policisë Kufitare që po vendoste një varkë patrullimi në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar Kurti.

Policia e Kosovës më herët doli me një deklaratë që njoftoi për këtë sulm, duke shtuar se nuk ka mbetur askush i lënduar.

/GazetaSinjali/