Një dëshmitar me inicialet A.S ka rrëfyer për sulmin e mbrëmshëm ndaj autobusit shqiptar në Krushevc të Serbisë.
Ai ka treguar për tmerrin që kishin përjetuar udhëtarët nga frika pas mesnatës teksa po qarkullonin nëpër territorin serb kur u sulmuan nga një grup huliganësh serb.
“Pas sulmit me gurë, të gjithë gra e fëmijë filluan duke qarë, u frikësuan”, u shpreh ai, duke treguar se nuk është lënduar askush, pasi është hedhur një guri në xhamin tek shoferi.
Ai ka thënë se policia serbë ka ardhur me vonesë në vendin e ngjarjes
“Pas 30 minutave arriti policia serbe në vendin e ngjarjes. Sjellja ishte e mirë, por kanë ardhur me vonesë”, është shprehur dëshmitari.
Ai ka rrëfyer se në Serbi kanë qëndruar deri në ora 05:00 dhe pastaj janë nisur dhe se tashmë gjendën në rrugën Austri-Gjermani.
Mbrëmë, pas mesnate në ora 02:00, autobusi që po qarkullonte nga Kosova për në Gjermani, është sulmuar në Serbi, afër Krushevcit./ Sinjali/