image Sulmi në Ibër Lepenc, deputetja britake: Dështimi i Serbisë për ta arrestuar Radoiçiqin i inkurajon të tjerët

Politikë

Sulmi në Ibër Lepenc, deputetja britake: Dështimi i Serbisë për ta arrestuar Radoiçiqin i inkurajon të tjerët

news image

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit më 29 nëntor, duke thënë ishte një përpjekje e qartë për të dëmtuar civilët përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.

Përmes një postimi në platformën “X”, ajo ka thënë se dështimi i Serbisë për ta arrestuar Milan Radoiçiqin dhe për ta deportuar në Kosovë atë dhe të tjerët që kanë qenë të përfshirë në sulmin e Banjskës, inkurajon dhe të tjerët të ndjekin shembullin e tyre.

“Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka shkruar Kearns.

Postimi i plotë:

Sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër Lepenci në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.

Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe deportuar Milan Radoiçiqin dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë, i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla.

Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit.

/GazetaSinjali/