image Sulmi në Gaza, raportohet për 22 të vrarë dhe mbi 250 të plagosur

Botë

Sulmi në Gaza, raportohet për 22 të vrarë dhe mbi 250 të plagosur

news image

Nga shpërthimi i konflikti në Rripin e Gazës deri tani raportohet për 22 të të vdekur dhe mbi 250 të tjerë  të plagosur.

Të paktën 22 persona janë vrarë në sulmin e papritur të nisur nga grupi militant Hamas të shtunën në mëngjes, sipas shërbimit të shpëtimit të Izraelit Magen David Adom, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu iu drejtua kombit me një video të platformën “X”, duke thënë se vendi është në luftë dhe se armiku do të paguajë çmim të shtrenjtë për sulmin me raketa.

“Armiku ynë do të paguajë një lloj çmimi që nuk e ka ditur kurrë”, tha Netanyahu në një deklaratë.

Sulmi vjen në kohën kur në Izrael po shënohet një festë fetare hebreje.

Po ashtu vjen pas një periudhe të luftimeve intensive në Bregun Perëndimor, ku pothuajse 200 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite gjatë bastisjeve këtë vit. Ndërkaq, si pasojë e sulmeve palestineze ndaj caqeve izraelite janë vrarë mbi 30 persona.

Izraeli ka mbajtur një bllokadë strikte në Gaza që kur Hamasi mori territorin në vitin 2007. Kufizimi i lëvizjes së mallrave dhe njerëzve ka shkatërruar ekonominë në Gaza, por Izraeli ka thënë se bllokada është e nevojshme për të parandaluar që armët të arrijnë te grupet militante.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor më 1967 gjatë luftës gjashtëditore.

/GazetaSinjali/