image Sulmi në Banjskë, Policia realizon sërish bastisje në veri

Siguri

Sulmi në Banjskë, Policia realizon sërish bastisje në veri

news image

Policia është duke bastisur disa lokacione në veri të vendit lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Rastin për Gazetën Sinjali ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.

Ai ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar “në veri”, pa saktësuar në cilin vend dhe pa dhënë detaje tjera.

Më 24 shtator, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur derisa po shkonte për ta hetuar bllokimin e një rrugë nga dy kamionë pa targa në Banjskë.

Si pasojë, u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa disa policë të tjerë u plagosën, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi shtiu ndaj zyrtarëve policorë, grupi i armatosur iku dhe u strehua në manastirin e Banjskës, ku i vazhdoi përleshjet me policinë e Kosovës.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia i vrau tre sulmues të nacionalitetit serbë, ndërsa i arrestoi gjashtë të tjerë, shkruan Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/