image Sulmi ndaj bjeshkatarëve në Zubin Potok, vjen reagimi i presidentes

Siguri

Sulmi ndaj bjeshkatarëve në Zubin Potok, vjen reagimi i presidentes

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmeve se janë sulmuar me armë zjarri nga serbët në Zubin Potok, grupi i bjeshkatarëve “Kosovo Mountain Club”, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani ka dënuar sulmin, teksa ka ftuar organet e rendit dhe hetuesisë ta zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti.

Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës. Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë” – ka shkruar Osmani në Facebook.

Pas lajmeve se janë sulmuar me armë zjarri nga serbët në Zubin Potok, është lajmëruar edhe grupi i bjeshkatarëve “Kosovo Mountain Club”.

Përmes një postimi në Facebook, nga “Kosovo Mountain Club” kanë thënë se i gjithë grupi është mirë dhe të sigurt.

Sipas tyre, ecja ka qenë e paralajmëruar në institucionet përkatëse.

Te gjithë jemi mirë dhe të sigurt pas incidentit qe ndodhi. Tani po vazhdojmë ecjen ne Shalë të Bajgores. Ecja sot ka qenë e lajmëruar ne institucionin përkates. Ju faleminderit që treguat shqetësim dhe kujdes”, thuhet në postimin e tyre./Gazeta Sinjali/