Ministri Jashtëm i Kosovës në largim, Behgjet Pacolli, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj autobusit me pasagjerë që po udhëtonte nga Kosova përgjatë Serbisë për në Bashkimin Evropian.
Ai është shprehur se Serbia vazhdimisht ka dështuar që të sigurojë rrugëtim të sigurt dhe liri të lëvizjes për udhëtarët shqiptarë të Kosovës.
Pacolli ka kërkuar që të bëhen hetime lidhur me këtë rast.
“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit plot pasagjerë që udhëtonin nga Kosova përmes Serbisë për në Bashkim Evropian. Serbia vazhdimisht nuk po arrin të sigurojë udhëtarët dhe lirinë e lëvizjes për ta. Ne kërkojmë hetime dhe siguri për qytetarët tanë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.
Sulmi ndaj autobusit me udhëtarë nga Kosova ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës. /Sijnjali