image Sulmi me thikë në xhaminë e Tiranës, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve

Shqipëri

Sulmi me thikë në xhaminë e Tiranës, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një person ka plagosur me thikë 5 të tjerë

Deshmitë në vendin e ngjarjes tregojnë se 34-vjeçari ka bërë sjellje të pakontrolluara që në ambientet e jashtme, duke kanosur njerëz edhe në ambientet e një biznesi. Kjo pasi kishte plagosur 5 personat në ambientet e xhamisë në rrugën e Kavajës.

Burime të Syri.net nga spitali Traumës thanë se deri më tani 5 te plagosurit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mjekëve ata po marrin mjekimin e nevojshëm.

Ndryshe, sot rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një qytetar është futur në ambientet e një xhamie dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me thikë 5 të tjerë.

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin e dyshuar, Rudolf Nikolli, nga Burreli, i cili është dërguar në stacionin policor në Tiranë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen hetimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Gazeta Sinjali/