image Sulmi me thikë në xhami, Ahmed Kalaja: Qëlloi edhe njerëzit në rrugë

Shqipëri

Sulmi me thikë në xhami, Ahmed Kalaja: Qëlloi edhe njerëzit në rrugë

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pasditen e sotme. Një shtetas i moshës 34-vjeçare ka marrë thikën, ka hyrë në xhaminë “Dine Hoxha” dhe ka therur të paktën 5 persona.

Policia bën me dije se autori është vënë në pranga ndërkohë të plagosurit janë transportuar drejt spitalit.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme…”- njofton policia e Shtetit.

Imami Ahmet Kalaja ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë ku ka zbuluar se autori jo vetëm që ka qëlluar personat brenda xhamisë por ka qëlluar dhe njerëz në rrugë./Gazeta Sinjali/