Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, ka reaguar pas sulmit të rëndë në kryeqytetin gjerman, duke e cilësuar atë si një sulm ndaj gjithë qytetit dhe vlerave që ai përfaqëson.
Wegner njoftoi se flamujt para Bashkisë së Kuqe, selisë së qeverisë së qytetit, do të ulen në gjysmështizë në shenjë zie.
“Ky ishte një sulm ndaj të gjithëve ne. Ishte një sulm ndaj mënyrës sonë të jetesës, bashkëjetesës dhe vlerave tona. Kjo duhet të marrë fund. Duhet të jemi shumë të qartë për këtë”, u shpreh Wegner.
Duke kujtuar se kishte marrë pjesë edhe vetë në Paradën e Krenarisë, kryebashkiaku tha se Berlini gjatë ditës kishte festuar lirinë, diversitetin dhe karakterin e tij të hapur, raporton Sky News, transmeton Sinjali.
“Ishte një ditë e mrekullueshme festimesh. Berlini ishte plot ngjyra, tregoi diversitetin e tij dhe dëshmoi se është një qytet i lirisë. Ngjyrat janë simboli ynë. Por pas orës 22:00 gjithçka u errësua – u bë shumë errët”, tha Wegner.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!