Shtëpia për të moshuarit në Pejë, ‘Orenda’ ka suspenduar katër infermiere për rastin e rrahjes brutale të të moshuarës nga punëtoret e kësaj qendre. Dy prej tyre janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, raporton Sinjali.
Në vendimin e kësaj qendre thuhet se Aurona Pelaj suspendohet pas ushtrimit të dhunës ndaj të moshuarës në kohën e kujdestarisë.
Ndërsa për infermieret tjera në arsyetim thuhet se kanë qenë në ndërrim bashkë më të dhe nuk e kanë lajmëruar rastin tek përgjegjësi.