image Sulmi brutal ndaj suharekasit në Prizren, arrestohet i dyshuari i dytë

Siguri

Sulmi brutal ndaj suharekasit në Prizren, arrestohet i dyshuari i dytë

news image

Gazeta Sinjali mëson se Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë i cili dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë, më 22 janar kanë rrahur brutalisht me shufra druri dhe kërcënuar me thikë një person në Prizren.

Sinjali merr vesh se ai është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

I arrestuari ndodhej në arrati që nga nata kur ndodhi rasti.

Lidhur me këtë rast, një person po mbahet në paraburgim, ndërsa i dyshuari i tretë ndodhet ende në arrati.

Sinjali pati publikuar pamjet e rënda të këtij sulmi me shufra dhe detajet rreth rastit.

Viktima L.M (emër i njohur për redaksinë) u sulmua pamëshirshëm nga tre burra, derisa ishte në veturën e tij. Gjithë sulmi ndaj tij, sipas burimeve të Sinjalit ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve për pronë që kishin palët mes vete.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga kamerat e sigurisë të vendosura në një nga objektet në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja, shihet gjithë sulmi brutal që pësoi qytetari nga Suhareka.

Derisa njëri nga të dyshuarit e sulmonte pamëshirshëm me një shufër, i dyshuari tjetër thoshte “theja kamtë”, duke tentuar që ta sulmojnë viktimën edhe me thikë.

Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti shkon te vetura prapa veturës së viktimës dhe e merr një shufër tjetër, për t’i dalë në “ndihmë” mikut që sulmonte brutalisht viktimën.

/GazetaSinjali/