image Sulmet Iran-SHBA, Ministria e Punëve të Jashtme ka një kërkesë për kosovarët

Botë

Reagimi/ Sulmet Iran-SHBA, Ministria e Punëve të Jashtme ka një kërkesë për kosovarët

news image

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dalë me njoftim dhe kërkesa për qytetarët pas sulmeve të Iranit në bazat me ushtarë amerikanë.

MPJ këshillon qytetarët brenda dhe jashtë vendit që të kenë kujdes dhe t’i shmangin udhëtimet në Irak, Iran dhe Jemen, shkruan Gazeta Sinjali.

“MPJ e Kosovës këshillon qytetarët e vendit tonë dhe ata që gjenden jashtë vendit që të shfaqin kujdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin udhëtimet drejt vendeve me tensione sikurse janë Iraku, Irani dhe Jemeni. Në përputhje me obligimin institucional dhe ligjor për të informuar publikun dhe për tu kujdesur për sigurinë dhe integritetin e secilit qytetar të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se këto vende nuk ofrojnë siguri për integritetin e tyre fizik “, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Sulmet e Iranit me raketa balistika kanë bërë që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës të aktivizojë misionet diplomatike në Arabinë Saudite, Turqi, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që t’u ofrojnë mbështetjen e nevojshme shtetasve të Kosovës.

“MPJ ka thënë se aktivizuar misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në Irak dhe rajon, duke pasur parasysh se ka shtetas të Kosovës që punojnë për organizata ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme në Irak”, vijon komunikata.

“Gjithashtu kemi vendosur kontakt me qeverinë e regjionit të Kurdistanit për të mbështetur në çfarëdo nevoje shtetasit e Kosovës në Irak. Ky njoftim mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë në lidhje me këtë zhvillim”, përfundon komunikata e MPJ-së.

Pas mesnate, Irani ka nisur një sulm me raketa balistike në bazat irakiane të cilat strehojnë trupat amerikane. Të paktën 20 raketa e kanë goditur bazën ajrore të al-Asadit dhe një tjetër në Erbil të Irakut, ndërkaq ende nuk ka një njoftim zyrtaarë mbi pasojat e këtyre sulmeve. /Gazeta Sinjali/