image Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 55 civilë palestinezë në Beit Lahiya

Botë

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 55 civilë palestinezë në Beit Lahiya

news image

Më shumë detaje janë zbuluar mbi sulmin izraelit në Beit Lahiya këtë mëngjes që, sipas raportimeve, vrau të paktën 55 civilë palestinezë, shumë prej të cilëve ishin gra dhe fëmijë.

Në mesin e personave që u vranë ishte një nënë dhe pesë fëmijët e saj dhe një nënë tjetër me gjashtë fëmijët e saj, sipas një liste fillestare të viktimave të ofruar nga shërbimi i urgjencës.

Dr Hossam Abu Safiya, drejtori i spitalit aty pranë Kamal Adwan, tha se ishte i tronditur nga numri i njerëzve të plagosur nga bombardimet që kishin nevojë për trajtim.

“Bota duhet të ndërmarrë veprime dhe jo vetëm të shikojë gjenocidin në Rripin e Gazës”, tha ai për Al Jazeera.

“I bëjmë thirrje botës që të dërgojë delegacione të specializuara mjekësore për të trajtuar dhjetëra të plagosur në spital”, u shpreh ai.

Trupat izraelite u tërhoqën nga spitali Kamal Adwan të shtunën, pasi sulmuan objektin mjekësor dhe ndaluan dhjetëra punonjës të tij.

/GazetaSinjali/