image Sulmet ajrore izraelite vrasin nëntë shkencëtarë kryesorë të programit bërthamor iranian

Botë

Sulmet ajrore izraelite vrasin nëntë shkencëtarë kryesorë të programit bërthamor iranian

news image

Ushtria izraelite ka deklaruar të shtunën se sulmet ajrore ndaj objekteve bërthamore të Iranit, të realizuara një ditë më parë, kanë çuar në vrasjen e nëntë shkencëtarëve kryesorë të programit bërthamor iranian.

“Gjatë sulmit të Forcave Ajrore të Izraelit, në kuadër të operacionit ‘Zgjimi i Luanit’, janë eliminuar nëntë shkencëtarë dhe ekspertë të lartë, të cilët luanin rol kyç në avancimin e programit të armëve bërthamore të regjimit iranian”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite, që gjithashtu përmend emrat e të vrarëve.

Shkencëtarët iranianë që Izraeli pretendohet se ka eliminuar janë:

Fereydoon Abbasi, ekspert i inxhinierisë bërthamore

Mohammad Mehdi Tehranchi, ekspert i fizikës

Akbar Motalebi Zadeh, ekspert i inxhinierisë kimike

Saeed Barji, ekspert i inxhinierisë së materialeve

Amir Hassan Fakhahi, ekspert i fizikës

Abd al-Hamid Minoushehr, ekspert i fizikës së reaktorëve

Mansour Asgari, ekspert i fizikës

Ahmad Reza Zolfaghari Daryani, ekspert i inxhinierisë bërthamore

Ali Bakhouei Katirimi, ekspert i mekanikës

Sipas autoriteteve izraelite, eliminimi i këtyre figurave përbën një goditje të rëndësishme për aftësinë e regjimit iranian për të siguruar armë bërthamore.

Përveç sulmeve ndaj objektet bërthamore, Izraeli ka goditur gjithashtu aeroporte iraniane, përfshirë aeroportin kryesor të Teheranit, Mehrabad, dhe atë në qytetin veriperëndimor të Tabrizit, të cilët janë shënjestruar disa herë më parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/