Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm. Sulmet e njëpasnjëshme ndodhën vetëm disa orë pasi Vladimir Putin “akuzoi” forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin në urën e Krimesë. Shefi ushtarak i Ukrainës ka deklaruar se 75 raketa janë lëshuar nga forcat ruse.
Të paktën tetë civilë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse me raketa këtë mëngjes në Kiev . Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ministrit të brendshëm ukrainas, raporton BBC.
Sakaq bëhet me dije se bombardimet ruse kanë dëmtuar 15 automjete në kryeqytetin ukrainas.
Russia’s latest strike on Zaporizhzhia on Oct. 10.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) October 10, 2022
As a result of an overnight missile attack on the center of the city, part of a multi-story residential building was completely destroyed, Zaporizhzhia Oblast Governor Oleksandr Starukh reported. pic.twitter.com/j6ZwEyRnbQ
Shefi ushtarak i Ukrainës ka deklaruar se 75 raketa janë lëshuar nga forcat ruse deri më tani në valën e sulmeve mëngjesin e sotëm.
Gjenerali Valeri Zaluzhnyi tha në një mesazh në Twitter se 41 prej tyre janë neutralizuar nga forcat ajrore.