image Sulm me thikë në një çerdhe në Kinë/ Theren 16 fëmijë

Botë

Sulm me thikë në një çerdhe në Kinë/ Theren 16 fëmijë

news image

Një person i paidentifikuar organizoi një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në rajonin autonom Guangxi jugor të Kinës, duke lënë të plagosur 16 fëmijë dhe dy edukatorë, njoftoi të mërkurën Televizioni Qendror i Kinës.

Incidenti ndodhi në qytetin e Beiliu rreth orës 2 pasdite me kohën lokale.

Gjendja e dy fëmijëve vlerësohet e rëndë, raporton ChinaNews, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia ndaloi të dyshuarin, i cili u identifikua si një banor vendas 24-vjeçar./Gazeta Sinjali/