image Sulm me raketa në Kramatorsk, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

Botë

Sulm me raketa në Kramatorsk, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

news image

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa në qytetin Kramatorsk në Ukrainën lindore.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i administratës rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko, i cili tha se aktualisht janë duke u sqaruar detajet tjera, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.

Kramatorsk ishte një nga qytetet e para që u vu në shënjestër nga ushtria ruse kur filloi pushtimi i Ukrainës më shumë se tri javë më parë.

/GazetaSinjali/