image Sulm masiv rus në Ukrainë: Mbi 400 dronë dhe 40 raketa, disa të vdekur e dhjetëra të lënduar

Botë

Sulm masiv rus në Ukrainë: Mbi 400 dronë dhe 40 raketa, disa të vdekur e dhjetëra të lënduar

news image

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar për një sulm masiv rus gjatë natës së kaluar, që ka goditur pothuajse të gjitha qytetet dhe qytezat e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidenti Volodymyr Zelensky bëri të ditur se Rusia ka lëshuar më shumë se 400 dronë dhe 40 raketa në një valë të koordinuar sulmesh ajrore. Deri më tani, janë konfirmuar tre viktima dhe 49 të lënduar, por autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Në kryeqytetin Kiev, kryebashkiaku Vitali Klitschko njoftoi se katër persona kanë humbur jetën nga sulmet që goditën ndërtesa civile. Ai shtoi se të gjitha ekipet emergjente janë angazhuar në lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve të shkaktuara nga shpërthimet.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për këtë. Që nga minuta e parë e luftës, ata kanë sulmuar qytetet dhe fshatrat, duke shkatërruar jetën e çdo ukrainasi,” deklaroi Klitschko.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/