image Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave

Siguri

Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave

news image

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka qenë cak i një sulmi kibernetik sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, i cili tha se nuk ka informacion se në cilin departament është sulmuar ose nëse ky sulm kibernetik ka shkaktuar ndonjë dëm.

“Po, krejt çka mundem me ju konfirmu është se ka pasur një sulm kibernetik. Tani edhe vetë jam duke shku me shiku se çfarë ka ndodhë. Nuk kam asnjë informacion më shumë”, tha Krasniqi./Gazeta Sinjali/