Më 16 prill, një punëtor në Ministrinë e Financave, njoftoi Policinë e Kosovës se më 9 mars të po këtij viti, sistemi i tij kompjuterik është hakuar. Gazeta Sinjali po ashtu mëson se ai është shantazhuar.
Sinjali mëson nga burimet në Polici se i njëjti punon si administrator në MF.
Sipas raportit të tij, persona të dyshuar kanë hakuar dhe kanë hyrë në ueb faqen zyrtare të MF-së, të cilët, me autorizimin kanë administratuar faqen zyrtare të MF-së në Facebook.
Siç ka mësuar Sinjali, ai i tha Policisë së Kosovës se është shantazhuar nga të dyshuarit dhe i janë kërkuar para në vlerë 1000 dollarë në Bitcoin.
Rasti i është dedikuar njësisë kibernetike. /Gazeta Sinjali/