image Sulm i ri rus ndaj Kievit, të paktën nëntë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Botë

Sulm i ri rus ndaj Kievit, të paktën nëntë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

news image

Ekipet e shpëtimit në Kiev po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të banimit, pas një vale të re sulmesh ruse që goditi kryeqytetin ukrainas, duke lënë të paktën nëntë persona të vdekur.

Sipas shefit të administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, nga sulmet janë plagosur 46 persona, mes tyre të paktën pesë fëmijë, raporton BBC.

Sulmet ndodhën në prag të samitit të NATO-s në Turqi, ku presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Vetëm pak orë para sulmit, Zelensky kishte paralajmëruar se Moska po përgatiste një tjetër “sulm masiv” ndaj Kievit, pas bombardimeve të së enjtes, nga të cilat humbën jetën 30 persona.

Ndërkaq, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se raketat balistike ruse goditën disa ndërtesa në qytet, duke shkaktuar zjarre në komplekse banimi. Si pasojë e sulmeve u dëmtuan edhe depo dhe një punishte mekanike.

Fotografitë e publikuara nga autoritetet ukrainase tregojnë ndërtesa të shkatërruara, automjete të djegura dhe rrënoja ende në flakë, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për të gjetur persona të mbetur nën rrënoja.

Zelensky kishte deklaruar të dielën se shërbimet e inteligjencës kishin sinjalizuar për një valë të dytë sulmesh ruse ndaj Kievit brenda javës, paralajmërim që u materializua me bombardimet e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/