image Sulm gjatë lutjeve të së premtes në një xhami afgane, së paku 50 viktima

Botë

Sulm gjatë lutjeve të së premtes në një xhami afgane, së paku 50 viktima

news image

Një sulmues vetëvrasës e aktivizoi materialin shpërthyes në një xhami në qytetin verior afgan, Kunduz, gjatë lutjeve të së premtes, duke lënë të vrarë së paku 50 persona, thanë zyrtarët lokalë.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale shfaqnin trupa dhe rrënoja brenda xhamisë, e cila përdorej nga komuniteti pakicë. Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, shkruan BBC.

IS-K, degë rajonale e ISIS-it në Afganistan, që i kundërshton ashpër talebanët, kohëve të fundit ka kryer disa shpërthime, kryesisht në lindje të vendit.

Ndonëse nuk pati marrje publike të përgjegjësisë deri më tani, ky sulm i ka të gjitha shenjat e grupit IS-K, i cili e kishte shënjestruar aeroportin e Kabulit në shpërthimin e tmerrshëm në gusht.

Shumë afganë kanë shpresuar se ardhja e talebanëve në pushtet do të sillte të paktën një periudhë më paqësore, edhe nëse ajo do të ishte autoritare, por IS-i përfaqëson një kërcënim të konsiderueshëm ndaj premtimin e talebanëve për përmirësim të sigurisë. /GazetaSinjali/

Afghanistan News, Taliban: Blast Targets Mosque In Afghanistan's Kunduz  City: Taliban Official
50 Dead In Afghanistan's Kunduz Mosque Blast