image Sulm ajror gjatë funeralit të 4 ushtarëve ukrainas në Lviv, ndërpritet ceremonia mortore

Botë

Sulm ajror gjatë funeralit të 4 ushtarëve ukrainas në Lviv, ndërpritet ceremonia mortore

news image

Ceremonia mortore e katër ushtarëve ukrainas që u vranë nga një sulm ushtarak rus, është ndërprerë për shkak të një sulmi ajror.

Priftit iu desh të ndërpriste ceremoninë dhe t’u thonte familjarëve që të mbanin arkivolet jashtë kishës, raporton The Guardian – transmeton Gazeta Sinjali.

Qindra njerëz ishin pjesëmarrë në funeralet e katër ushtarëve të vrarë në sulmin vdekjeprurës rus në një bazë ushtarake ukrainase në Yavoriv, më 15 mars, pranë kufirit polak u vranë gjithsej 35 persona.

Katër burrat ishin të moshave të ndryshme. Më i vogli ka lindur në vitin 1991, më i madhi në vitin 1966.

Pasi mbaroi alarmi i sulmit ajror, prifti rifilloi ceremoninë dhe arkivolet u çuan jashtë për t’u varrosur në një varrezë në qytet.

/GazetaSinjali/