image Sukses i madh për talentin me prejardhje nga Kosova, Bayern i beson një vend në ekipin e parë

Futboll

Sukses i madh për talentin me prejardhje nga Kosova, Bayern i beson një vend në ekipin e parë

news image

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, do të jetë pjesë e ekipit të parë të Bayern Munichut në sezonin e ri, pasi klubi gjerman ka vendosur ta përfshijë në planet e skuadrës kryesore.

Bayerni ka konfirmuar të martën se mesfushori 20-vjeçar do t’i nisë përgatitjet me ekipin e parë pas përfundimit të huazimit te Heidenheimi, ku sezonin e kaluar fitoi përvojë në elitën e futbollit gjerman.

Ibrahimoviq tashmë rikthehet në Munih me synimin për të bindur stafin teknik dhe për të siguruar sa më shumë minuta në fanellën e kampionit të Gjermanisë.

Mesfushori ofensiv vlerësohet si një prej talenteve premtuese të klubit bavarez, ndërsa në edicionin e ri do të tentojë të fitojë një vend në formacionin e parë të Bayernit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/