Kombëtarja e Gjeorgjisë në futboll, ka shënuar fitoren e tretë në Grupin B kualifikues për Botërorin e Katarit, duke e betonuar kështu Kosovën në pozitë të fundit në këtë grup.
Me fitore 2-0 ndaj Suedisë sonte, Gjeorgjia gjithashtu ia ka mohuar Suedisë mundësinë për kualifikim direkt, pasi që tash këta të fundit varen nga ndeshjet e Spanjës.
Futbollisti i Rubinit Khvicha Kvaratskhelia ka shënuar dy herë për Gjeorgjinë sonte, për t’ia dhënë Suedisë befasinë e dorës së parë, ku me dy golat e tij në pjesë të dytë i dha fitoren ekipit të drejtuar nga selektori Willy Sagnol. /Gazeta Sinjali Sporti/