Suedia do të dërgojë deri në 10 tanke Leopard dhe sisteme kundërajrore në Ukrainë, thanë sot kryeministri Ulf Kristersson dhe ministri i mbrojtjes Pål Jonson.
Qeveria suedeze tha në një deklaratë:
“Tanket suedeze përforcojnë kontributin e Leopard 2 që japin vendet e tjera evropiane. Koordinimi i mbështetjes është në vazhdim me partnerët ndërkombëtarë që dhurojnë Leopard 2 apo tanke të tjera.”