image Subvencionet e Qeverisë, KEK del me një njoftim

Sociale

Subvencionet e Qeverisë, KEK del me një njoftim

news image

Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një njoftim në lidhje me subvencionet e Qeverisë.

Tutje, kjo korporatë ka bërë të ditur se në prill të vitit të kaluar është njoftuar Ministria e Ekonomisë se shtatë milionë euro kanë mbetur në llogari të KEK-ut.

“Me 17.12.2021, Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të zbatimit të masës 3.7 – “Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike” me vendimin, ka ndarë shumën prej 20 mil €, si dhe me vendimin, datë: 21.01.2022 ka ndarë shumën prej 10 mil. € për subvencionimin e importit të energjisë elektrike, ne total 30 Milionë €”, thuhet në njoftim.

“Nga shuma e përgjithshme (30 mil €) KEK-u në Prill, 2022 ka njoftuar Ministrinë e Ekonomisë (ME) për pjesën e mbetur (të pa shpenzuar) prej 7.01 milion € në llogari të KEK-ut”.

“Këto mjete mbahen në llogari të ndarë nga afarizmi i KEK-ut, dhe shfrytëzohen vetëm për importin e energjisë elektrike sipas vendimit të Qeverisë se Republikës së Kosovës për subvencionimin e importit të energjisë elektrike”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ne pikën 4 të vendimit 02/117 të datës 29.12.2022 e ka konfirmuar që këto mjete janë në llogari të KEK-ut”.

“Citojmë: “KEK për blerjen e importit të munguar të energjisë elektrike, do të shfrytëzojë mjetet e mbetura nga subvencioni i Ministrisë së Ekonomisë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës nr. 05/55 të datës 21.02.2022”.

“Prandaj, qarkullimi dhe shpërndarja dezinformatave për mos transparencë të menaxhimit të subvencioneve për importin e energjisë elektrike është i plotësisht i pa bazë dhe me tendencë të dezinformimit të opinionit publik”.

/GazetaSinjali/