Ish-sulmuesi i Uruguait, Luis Suárez, ka folur për talentin e madh spanjoll Lamine Yamal, duke theksuar se krahasimet me Lionel Messin nuk janë të drejta, edhe pse të dy kanë karakteristika të ngjashme.
“Krahasimet janë të padrejta. Janë futbollistë të ndryshëm. Po, kanë të njëjtën këmbë të majtë magjike dhe cilësi të jashtëzakonshme, por janë lojtarë krejtësisht të ndryshëm”, deklaroi Suárez.
Ai shtoi se Messi vazhdon të bëjë gjëra të jashtëzakonshme edhe në këtë fazë të karrierës së tij.
“Rezultatet flasin vetë dhe ajo që Leo vazhdon ta arrijë në këtë moshë është e pabesueshme. Shpresoj që Lamine të arrijë të paktën në të njëjtin nivel me Messin”, u shpreh uruguaiani.
Suárez e vlerësoi potencialin e jashtëzakonshëm të Yamalit, por nënvizoi se ndërtimi i një karriere si ajo e Lionel Messit është një sfidë tepër e vështirë, ndaj sipas tij duhet shmangur presioni i krahasimeve të vazhdueshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!