Luis Suarez do të bëhet me skuadër të re.
‘El Pistolero’ pritet të rikthehet në vendlindjen e tij për të luajtur tek skuadra uruguajane Nacional, theksojnë raportet nga Uruguaji.
35-vjeçari do të nënshkruajë kontratë deri më 31 dhjetor të këtij viti dhe do të luajë në Kupën e Botës me Uruguajin si futbollist i skuadrës së po atij vendi.
Suarez ishte agjent i lirë pasi nuk iu vazhdua kontrata me Atletico Madrid pas dy sezoneve me klubin spanjoll.