image S’u ndal pas urdhrit, Policia e ndjek të dyshuarin në Prizren, ai e godet me veturë një polic dhe aksidentohet

Siguri

S’u ndal pas urdhrit, Policia e ndjek të dyshuarin në Prizren, ai e godet me veturë një polic dhe aksidentohet

news image

Një rast më i pazakontë ka ndodh sot në mes të ditës në qytetin e Prizrenit. Një zyrtar policor është goditur me veturë nga një i dyshuar, pasi ky i fundi nuk është ndalur pas urdhrit policor. Policia në fund ka arritur ta kap të dyshuarin, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se rasti nuk ishte kaq i thjeshtë për patrullën policore që po vëzhgonte komunikacionin në mesditë, në qytetin e Prizrenit.

I dyshuari që ishte urdhëruar të ndalej nuk është ndalur dhe ka vazhduar të ik me veturën e tij.

Zyrtarët policorë menjëherë i javë vënë pas – derisa kanë arritur t’i dalin përballë të dyshuarit.

Ky i fundit nuk është ndalur as në këtë moment, dhe e ka goditur njërin nga policët me veturën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.  

Policia e ka ndjekur sërish të dyshuarin, derisa i fundit e ka goditur me veturën e tij një veturë tjetër – dhe policia ka arritur ta arrestojë.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me rastin.

/GazetaSinjali/