image Stuhia e nxjerr sërish në sipërfaqe pyllin 4500-vjeçar

Kuriozitete

Stuhia e nxjerr sërish në sipërfaqe pyllin 4500-vjeçar

news image

Stuhia Francis ka zbuluar nga thellësitë e ujit një pyll të përmbytur që prej 4500 vitesh në Wales. Sipas studiuesve mendohet se bimët janë pjesë e pyllit Geaelod, pjesë e legjendës që shoqëron mitin e Mbretërinë së mbytur të Wales.

Ekspertët mendojnë që pylli i lashtë ka qenë rreth 4,5 kilometra i gjatë dhe shtrihej përgjatë bregut, para se të përfundonte nën shtresa të shumta rëre dhe ujë deti. Por zbulimi i ri, që ndodhet disa kilometra larg një tjetër pjese pylli të zbuluar disa vite më parë, tregon se masivi pyjor ka shtrirje shumë më të madhe.

Sipas legjendës, mijëra vite më parë, Mbretëria e Wales shtrihej për rreth 35 kilometra sipërfaqe, tashmë të përmbytur. Por një pakujdesi për të menaxhuar fluksin e ujit në kohë batice bëri që toka të përmbytej. /Gazeta Sinjali/