image Stuhia e fuqishme në kryeqytet, Rama bën thirrje për kujdes: Qyetarët të mos dalin nëse nuk është e domosdoshme

Sociale

Stuhia e fuqishme në kryeqytet, Rama bën thirrje për kujdes: Qyetarët të mos dalin nëse nuk është e domosdoshme

news image

Moti i ligë ka përfshirë shumë rajone të Kosovës gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar kështu vërshime e dëme të mëdha materiale.

Shumë zona tashmë kanë qenë të prekura nga vërshimet, ku sinjalizues kanë dërguar pamje në disa vende të Kosovës të stuhisë së fuqishme.

E lidhur me këtë, ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjete dhe t’i reduktojnë daljet për shkak të kushteve atmosferike.

Rama ka thënë se ndodhen aktualisht në terren dhe janë në gatishmëri të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Ju bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjete, dhe të mos dalin nëse nuk është e domosdoshme, për shkak të kushteve atmosferike.

Jemi në terren dhe në gatishmëri të qytetarëve.

Na kontaktoni në numrat:

☎️ 0800 1 22 33

☎️ 0800 1 22 44

/GazetaSinjali/