Pesë persona humbën jetën nga stuhitë e forta, që goditën disa pjesë të Kanadasë të shtunën.
Stuhia dëmtoi linjat e energjisë elektrike, përmbysi makina dhe la mijëra persona pa energji elektrike, shkruan CNN.
Stuhia filloi në Sarnia, një qytet në provincën e Ontarios dhe po lëvizte drejt Otavës. Rreth 350,000 familje në zonë kanë mbetur pa energji elektrike.
Stuhia goditi gjithashtu qendrën e Quebec të shtunën, duke dëmtuar disa ndërtesa, duke shkulur pemë dhe duke lënë më shumë se 500,000 shtëpi pa energji elektrike.