image Stuhi, erëra të forta dhe rrufe, moti i keq përfshin Italinë - mbyllen shkollat dhe universitetet

Evropë

Stuhi, erëra të forta dhe rrufe, moti i keq përfshin Italinë – mbyllen shkollat dhe universitetet

news image

Është rikthyer moti i keq në Italinë e Jugut me reshje të dendura shiu, stuhi, rrufe dhe erëra të forta.

Mbrojtja Civile ka lëshuar një alarm të kuq për Sicilinë lindore deri në mesnatën e së martës së 12 nëntorit. Mediat italiane raportojnë se autoritetet parashikojnë një skenar rreziku të lartë, ndërsa shkollat ​​e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të mbyllura, së bashku me ambientet sportive, varrezat, parqet komunale dhe tregjet.

Në Katania është vendosur edhe ndalimi i lëvizjes në rrugët komunale për automjete me dy rrota, biçikleta dhe motoçikleta. Sipas ekspertëve, zona e paqëndrueshmërisë pranë Sicilisë dhe Sardenjës do të vazhdojë të përcaktojë zhvillimin e stuhive në det, të cilat do të prekin kontinentin, duke sjellë reshje lokale intensive.

/GazetaSinjali/