image Stuhi e jashtëzakonshme detare në Vlorë, shemben objektet

Rajon

Moti i keq/ Stuhi e jashtëzakonshme detare në Vlorë, shemben objektet

news image

Moti i furishëm me shira të shumtë dhe era të forta, ka prekur pothuajse të gjithë vendin. Mirëpo, Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur. Sipas OSHEE-së, reshjet intensive të shoqëruara me stuhi kanë dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit.

“Në Nartë është rrezuar shtylla. Në Himarë është stakuar fideri 1. Në Dhërmi është shembur një kabinë (te pedonalja). Qeparoi dhe Kudhës janë pa drita, pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos. Në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit 2. Kurse në Selenicë shfaqen probleme në kabinën “Resulaj”, ashtu sikurse edhe në fshatrat Bolene dhe Vranisht”,njofton OSHEE.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën gjithashtu me dije se brigadat e avarive janë shpërndarë në zonat e prekura dhe momentalisht po punojnë në kushte aspak të favorshme moti.

#VloraVijon beteja me motin dhe pasojat mbi rrjetin⚡️Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur nga moti i keq. Reshjet e…

Posted by OSHEE Group Sh.A on Wednesday, November 13, 2019

Po ndodh… Stuhi detare sot ne Spile – Himara. Kujdes te veçante bizneset pergjate Shetitores se Himares. Bashkia e Himares eshte ne dispozicionin Tuaj! Na kontaktoni per çdo problematike.

Posted by Bashkia Himarë on Wednesday, November 13, 2019