image Studiuesit zbulojnë të vërtetën për hulumtimet ndaj pandemisë

Shëndetësi

Studiuesit zbulojnë të vërtetën për hulumtimet ndaj pandemisë

news image

Hulumtimi i SARS-COV-2, duhet të kishte vazhduar pas shpërthimit në vitin 2003, pasi mund të kishte parandaluar pandeminë aktuale të koronavirusit, ka pohuar një ekspert.

Përhapja e Sarsit, sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes, u mendua se e kishte origjinën nga një treg i lagësht në provincën Guangdong të Kinës.

Sidoqoftë, fondet për hulumtime shterën pas pandemisë, tha specialisti i sëmundjes infektive David Heymann, i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Koronavirusi aktual, Sars-Cov-2, besohet ta ketë origjinën te lakuriqi i natës që ua ka transmetuar njerëzve, por ende nuk ka prova përfundimtare se si ndodhi kjo.

“Fatkeqësisht, siç ndodh kur përfundojnë shpërthimet, paratë dhe studimet nuk vazhduan më”, tha në një konferencë për COVID-19, profesor Heymann që besohet se ka udhëhequr mbylljen e SARS.

“Sot, në fakt, jemi duke paguar për të, duke mos kuptuar saktësisht se si transmeton kjo në tregje, nëse ndodh diçka e tillë”.

Richard Kock, epidemiolog në Kolegjin Mbretëror të Veterinarisë, bëri thirrje për hetime mjekoligjore mbi burimin e virusit Sars-Cov-2 që fshihet pas COVID-19.

Kjo është e nevojshme, shpjegoi ai, për të provuar dhe parandaluar shpërthimet e tjera, sepse kushtet janë pjekur që një virus tjetër të përhapet nga kafshët te njerëzit.

“Ende nuk kemi identifikuar burimin e SARS nga viti 2003 dhe ky është një gabim i madh”, shtoi ai.

Profesori Kock tha se është e rëndësishme që të ekipet dhe shkencëtarët të dalin në front të parë të studimeve, për ta zbuluar vërtet se çfarë ndodhi, për të shmangur që të ndodhë përsëri: “Do të ndodhë përsëri. Unë jam i sigurt për këtë sepse kushtet janë të pjekura për këtë lloj shpërthimi”./ Gazeta Sinjali/