image Studimi në SHBA: Koronavirusi mund të ketë bashkëjetuar me lakuriqët që 70 vjet

Botë

Studimi në SHBA: Koronavirusi mund të ketë bashkëjetuar me lakuriqët që 70 vjet

news image

Prej më shumë se 70 vitesh, koronavirusi SARS COV-2 që po e shkakton pandeminë e sotme mund të ketë bashkëjetuar me lakuriqët e natës.

Ky është rezultati i hulumtimit të një ekipi shkencëtarësh të Universitetit të Pensilvanisë, që kanë ballafaquar patogjenët që shkaktojnë COVID-19 me koronaviruset e tjera.

Sipas tyre, rezultati i analizave të botuara në revistën Nature Microbiology tregon se SARS-COV-2 është ndarë gjenetikisht nga “familja” e tij në tre epoka të ndryshme, rreth viteve 1948, 1969 dhe 1982, gjë që do të thotë se virusi ka qarkulluar të kafshët në mënyrë të fshehtë prej dekadash.

Studimi mund të jetë një provë se virusi ka origjinë natyrale dhe nuk është produkt i eksperimenteve njerëzore, por nga ana tjetër edhe paralajmëron se struktura e tij gjenetike e tij është shumë dinamike.

“Gjenoma e virusit kombinohet në mënyrë të vazhdueshme, dhe mund të ketë burime të ndryshme. Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit që do të përjetojmë”,  thotë Maciej Boni, profesor i Biologjisë në Universitetin e Pensilvanisë. /Gazeta Sinjali