image Studimi: Marrja e ilaçit për uljen e kolesterolit mund ta dobësojë koronavirusin

Botë

Studimi: Marrja e ilaçit për uljen e kolesterolit mund ta dobësojë koronavirusin

news image

Medikamenti fenofibrati “Tricor”, i cili shërben për uljen e kolesterolit po jep shpresë lidhur me dobësimin e koronavirusit.

Sipas studimit të disa shkencëtarëve në New York dhe Jerusalem, besojnë se ky ilaç mund të ndihmojë në dobësimin e koronavirusit, që të mos jetë më i rrëzikshëm se një grip i thjesht, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Sinjali.

Dy shkencëtarë që po e studiojnë këtë ilaç, Yaakov Nahmias nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit, i cili ka filluar punën bashkë me Dr. Benjamin nga New Yorku, kanë thënë se ilaçi i cili përdoret për uljen e kolesterolit mund të shërbejë edhe për dobësimin e koronavirusit.

Siç raportuan Dr. Nahmias dhe Dr.Benjamin, në studimet laboratorike, ilaçi për uljen e kolesterolit Fenofibrate (Tricor) tregoi rezultate jashtëzakonisht premtuese.

Hulumtimi i kësaj dysheje, do të transmetohet këtë javë në “Cell Press Sneak Peak”.

“Dy shkencëtarët zbuluan se virusi parandalon djegien rutinë të karbohidrateve. E si rezultat, sasi të mëdha të yndyrës grumbullohen brenda qelizave të mushkërive, gjendje që virusi ka nevojë për tu riprodhuar” njofton MedicalXpress.

“Duke kuptuar sesi SARS-CoV-2 kontrollon metabolizmin tonë, ne mund ta luftojmë mbrapa kontrollin nga virusi dhe ta privojmë atë nga burimet e nevojshme për të mbijetuar,” është shprehur Nahmias.

“Duke lejuar që qelizat e mushkërive të digjen më shumë yndyrë, fenofibrati shkel virusin në këto qeliza dhe parandalon aftësinë e SARS CoV-2 për të riprodhuar”, thotë ai.

Nahmias tha se ky vendim mund të jetë jetik në luftën ndja pandemisë, kundër të cilës po lufton e gjithë bota. Sipas tij, bashkëpunimi global mund të sjellë kurën.

Për momentin, ekzistojnë shumë përpjekje ndërkombëtare për zhvillimin e një vaksinte anti-COVID, e deri më tani, ekspertët thonë se vaksinat mund të mbrojnë pacientët vetëm për disa muaj.

“Nëse gjetjet tona nxirren nga studimet klinike, ky kurs i trajtimit mund të minimizojë ashpërsinë e COVID-19, dhe ta bëjë të duket jo më shumë se një ftohje e lehtë e zakonshme, si një lloj gripi i thjeshtë”, është shprehur Dr.Nahmias./ Gazeta Sinjali/